Deri në fund të muajit nëntor miqtë e Institutit Kulturor Bullgar në Paris mund të shkojnë 30 fotografi, vepra të artit dhe eksponate të tjera pak të njohura nga vitet e hershme të Hristo Javashevit. Hapja e ekspozitës dokumentare përkon me realizimin post-mortem të projektit të tij të fundit për të paketuar Harkun e Triumfit në kryeqytetin francez.
Ekspozita në Institutit Kulturor Bullgar në Paris gjurmon rrugën krijuese të këtij artisti me prejardhje bullgare që nga qyteti i lindjes Gabrovo deri në sukseset e tij të para në skenën botërore të arteve. Paraqiten hollësi interesante nga historia e familjes Javashevi, që nga vitet më të hershme të të riut Hristo para se të bëhej Kristo dhe shfaqjet e tij të para artistike. Kjo është një mundësi e rrallë për adhuruesit e artit të njihen me të ashtuquajturin “periudhë bullgare” për të cilën dihet shumë pak jashtë shtetit.
Ekspozita është një iniciativë e përbashkët e Muzeut të Humorit dhe të Satirës në qytetin Gabrovo dhe Institutit Kulturor Bullgar në Paris, me përkrahjen e Bashkisë Gabrovo dhe Ministrisë së Kulturës.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..