Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fundjava në Plovdiv” do të mbahet pavarësisht kufizimeve pandemike

Foto: arkiv

Edicioni i katërt i Festivalit “Fundjava në Plovdiv” bashkon përpjekjet e të punësuarve në degën turistike në zhvillimin e qytetit si një vend tërheqës për pushim dhe itinerare kulturore.

Nga 17 deri më 19 shtator qytetarët dhe miqtë e qytetit mund të përfshihen në tri veprimtaritë falës – “Qarkullimi në Plovdiv në fundjavë”, shfaqjen “Qytetërimi i keqkuptuar”  si dhe në një sërë shfaqjesh në kinema “Arena” në qendrën tregtare “Markovo Tepe”.

Sipas zëvendës kryebashkiakut për turizëm dhe kulturë Pllamen Panov, qëllimi i festivalit është të tërheqë më shumë turistë. Ai saktësoi se fjetjet e shtetasve bullgarë sivjet në qytet u shtuan me 29 për qind në krahasim me një vit më parë, por numri i turistëve të huaj u ul me 21 për qind.

“Nëse pandemia e koronavirusit ka një rol pozitiv, kjo është se rriti turizmin e brendshëm tek ne. Turizmi është një përjetim dhe ne, ciceronët do të përpiqemi të paraqesim fytyrat e ndryshme të Plovdivit” – tha Rumjana Titerjakova nga Asociacioni i Ciceronëve në Bullgari.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD