Muzeu Etnografik në Burgas paraqet sot për banorët dhe mysafirët e qytetit veshje tradicionale me rastin e 22 Shtatorit - Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë. Veprimtaria do të mbahet në adresën e përkohshme të Ekspozitës Etnografike, në rrugën “Knjaz Aleksandër Batenberg” 12-14 nga ora 12.00.
Në kuadrin e veprimtarisë do të prezantohet katalogu “Sipas rrobave presin, sipas mendjes përcjellin”, i cili mbledh pasurinë dhe larminë e veshjeve tradicionale nga rajoni i qytetit Burgas. U fotografuan 21 kostume autentike nga mali Stranxha, qytetet Karnobat dhe Ajtos, rajoni lindor i malit Stara Planina, etj., të grupeve të ndryshme etnike që popullojnë këtë zonë të Bullgarisë. Disa prej këtyre rrobave ruheshin deri më tani dhe nuk u paraqitën para publikut. Fotografitë në të shoqërohen me një përshkrim të secilës veshje në bullgarisht, rusisht dhe anglisht.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..