Më 22 shtator 1908 Bullgaria u rishfaq në hartën e botës pas zgjedhës osmane pesëshekullore. Çlirimi i vendit erdhi më 3 mars 1878, pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke, por njohja e Pavarësisë së tij ishte një proces i gjatë për të cilin punuan të gjitha qeveritë e Bullgarisë pas Çlirimit. Falë Traktatit të Berlinit të korrikut 1878, Principata e Bullgarisë u bë vasale e Perandorisë Osmane dhe princi - një vasal i suzerenit. Bullgaria ishte ende e varur ligjërisht. Nuk kishte të drejtën të lidhte marrëveshje ndërkombëtare.
Në vazhdim të 30 viteve kërkoheshin rrethana të favorshme ndërkombëtare për përballimin e këtyre klauzolave ligjore në dëm të Bullgarisë, thotë historiani Akad. Georgi Markov. Një moment i tillë ndodhi në verën e vitit 1908, kur u zhvillua Revolucioni Xhonturk në Perandorinë Osmane. Bullgaria, e përfaqësuar nga kryeministri Aleksandër Malinov, vendosi të përfitojë nga kriza ballkanike.
Kështu, në këtë ditë në vitin 1908, Princi Ferdinand shpalli Bullgarinë një mbretëri të pavarur bullgare. Kjo ndodhi në kryeqytetin e vjetër bullgar Tërnovo me një manifest të shkruar nga Kryeministri Aleksandër Malinov dhe lexuar nga Ferdinand nën harkun e kishës “Dyzet martirët e shenjtë”. Pastaj dokumenti u lexua përsëri nga Aleksandër Malinov, jashtë, para njerëzve. Ky akt në fakt refuzoi lidhjet e fundit vasale me Perandorinë Osmane.
Pas negociatave të vështira më 6 prill 1909, Pavarësia e Bullgarisë u njoh zyrtarisht nga Porta e Lartë.
22 shtatori u shpall festë zyrtare me një vendim të Kuvendit Popullor nga data 10 shtator 1998.Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan Rillskit..
Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..
Menjëherë pas festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, po festojmë ditën e Shpirtit të Shenjtë - personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Festa kishtare është gjithashtu e fundit para festës së të Gjithë Shenjtorëve, e cila përfundon ciklin e Pashkëve...