Grupi i monitorimit nuk është një organ hetimor. Qëllimi ynë është të mbledhim informacion dhe të provokojmë debat, të njohim Parlamentin Evropian me problemet reale në Bullgari dhe të gjejmë mjete për zgjidhjen e tyre. Kjo u tha për BNR nga eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva nga grupi i socialistëve. Ajo është anëtare e delegacionit të eurodeputetëve, i cili ndodhet në Sofje për të studiuar situatën me sundimin e ligjit në vend. "Bullgaria tashmë është në fokusin e eurodeputetëve dhe kushdo që vjen në pushtet nuk do të mund të shkelë në mënyrë drastike sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave," tha Jonçeva.
Eurodeputetët do të mbajnë një konferencë për shtyp para se të largohen më 24 shtator.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..