Grupi i monitorimit nuk është një organ hetimor. Qëllimi ynë është të mbledhim informacion dhe të provokojmë debat, të njohim Parlamentin Evropian me problemet reale në Bullgari dhe të gjejmë mjete për zgjidhjen e tyre. Kjo u tha për BNR nga eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva nga grupi i socialistëve. Ajo është anëtare e delegacionit të eurodeputetëve, i cili ndodhet në Sofje për të studiuar situatën me sundimin e ligjit në vend. "Bullgaria tashmë është në fokusin e eurodeputetëve dhe kushdo që vjen në pushtet nuk do të mund të shkelë në mënyrë drastike sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave," tha Jonçeva.
Eurodeputetët do të mbajnë një konferencë për shtyp para se të largohen më 24 shtator.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..