8 universitete nga vende të BE -së, përfshirë Universitetin Teknik në Sofje, do të krijojnë një Universitet të përbashkët Evropian të Teknologjive. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët në një takim në Limasol të Qipros.
Struktura e ardhshme do të bashkojë gati 100 000 studentë nga Bullgaria, Qiproja, Letonia, Franca, Gjermania, Irlanda, Spanja dhe Rumania. Ata do të jenë në gjendje të kryejnë një pjesë të studimeve të tyre në universitete të tjera. Qëllimi është forcimi i kërkimeve shkencore dhe inovacioneve dhe përmirësimi i lidhjeve me industrinë.
Përfaqësues të komuniteteve studentore nga 8 universitetet kanë nënshkruar gjithashtu një deklaratë për krijimin e "Unionit Studentor të Universitetit Evropian të Teknologjive".Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..
Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..