"Ne jemi shumë larg nga krijimi i një vaksine bullgare kundër koronavirusit dhe nuk duhet ta presim atë," tha për BNR Prof. Penka Petrova, drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Kështu, ajo ra në kundërshtim me drejtorin e Departamentit të Imunologjisë në institut dhe ish -deputet të ITN Prof. Andrej Çobanov, i cili tha se preparati do të paraqitet më 5 tetor. Sipas Prof. Penka Petrova, imunologu do të paraqesë vetëm "të dhëna shkencore mbi testet in vitro për linjat qelizore në Kongresin Botëror të Imunologjisë".
Sipas saj, deri më tani nuk ka një vaksinë të vërtetë që mund të testohet, sepse me këtë duhet të merret ndonjë kompani farmaceutike. "Më mirë të mbështetemi në ato të miratuara tashmë nga Organizata Botërore e Shëndetit," këshilloi ajo.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..