"Ne jemi shumë larg nga krijimi i një vaksine bullgare kundër koronavirusit dhe nuk duhet ta presim atë," tha për BNR Prof. Penka Petrova, drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Kështu, ajo ra në kundërshtim me drejtorin e Departamentit të Imunologjisë në institut dhe ish -deputet të ITN Prof. Andrej Çobanov, i cili tha se preparati do të paraqitet më 5 tetor. Sipas Prof. Penka Petrova, imunologu do të paraqesë vetëm "të dhëna shkencore mbi testet in vitro për linjat qelizore në Kongresin Botëror të Imunologjisë".
Sipas saj, deri më tani nuk ka një vaksinë të vërtetë që mund të testohet, sepse me këtë duhet të merret ndonjë kompani farmaceutike. "Më mirë të mbështetemi në ato të miratuara tashmë nga Organizata Botërore e Shëndetit," këshilloi ajo.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..