Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 tetorin 2021

Mot i ftohtë dhe me vranësira ditën e premte

Foto: arkiv

Të premten do të ketë vranësira të konsiderueshme. Do të ketë reshje të dobëta shiu në rajonin Rilla-Rodope dhe në bregdetin e Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë midis 8 dhe 13 °, dhe ato maksimale - midis 15 dhe 20 °, për rajonin e Sofjes do të jenë deri në 15 °.

Do të bjerë shi i lehtë mbi bregdetin e Detit të Zi. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 16-17 °. Temperatura e ujit të detit është 20 °. Lëvizja e detit do të jetë deri në 4 ballë.

Do të jetë me vranësira mbi male. Do të bjerë shi i lehtë mbi rajonin Rilla-Rodope. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 9 °, në 2000 m deri në 4 °. Në Borovec termometrat do të arrijnë 8 °, në Pamporovo deri në 10, dhe në Bansko deri në 12 °.

Të shtunën retë do të shpëndahen, të dielën do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të rriten në 20-25 °, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD