5 vjet më parë Bojko Borisov u fsheh prapa zonjës Cecka Caçeva, ndërsa tani prapa Rektorit të Universitetit të Sofjes. Kështu Presidenti Rumen Radev komentoi nominimin e Prof. Anastas Gerxhikov si kandidat president dhe mbështetjen e shprehur nga partia GERB për kandidaturën e tij.
Kreu i shtetit e bëri këtë koment gjatë vizitës në Spitalin e Specializuar për Rehabilitim të Fëmijëve “Shën Sofia”. Ky spital mori një donacion nga nisma bamirëse “Krishtlindjet Bullgare” - një robot i gjeneratës së fundit për të mbështetur shërimin lokomotor të pacientëve.
Sulmi ndaj zgjedhjeve është gjithashtu një sulm ndaj sigurisë kombëtare. Me këto fjalë nënpresidentja Ilijana Jotova komentoi pyetjet e bëra nga presidenti Rumen Radev për drejtësinë e zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Që në fillim të..
Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..
21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës,..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin..