Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPB raporton një rënie të provave të paligjshme për të kaluar kufirin tonë

Foto: BTA - arkiv

Në tetor, 5768 shtetas të vendeve të treta kanë provuar të hyjnë në vend, që është një rënie prej 52,6% krahasuar me tetorin 2023. (12 174 persona). Sipas të dhënave të përmbledhura të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për këtë muaj janë ndaluar 841 emigrantë, nga të cilët 168 në hyrje, 200 në dalje dhe 473 për qëndrim të paligjshëm në brendësi të vendit. Ata janë kryesisht shtetas nga Siria dhe Afganistani. Për periudhën janar-tetor 2024 mbi 50 mijë persona kanë tentuar të hyjnë në vendin tonë, që është 70,2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. (170 214 persona). Për të njëjtën periudhë janë ndaluar 8545 emigrantë, nga të cilët 2200 në hyrje të kufirit shtetëror, 2088 në dalje pa regjistrim dhe 4257 për qëndrim të paligjshëm brenda vendit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2025

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-09-22 7.15.MD

Me lule dhe nderim për heronjtë, Bullgaria kremtoi Ditën e Pavarësisë

Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..

botuar më 25-09-22 6.27.MD

Protestë bllokon bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje

Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..

botuar më 25-09-22 5.38.MD