Në një ceremoni Presidenti Rumen Radev u dorëzoi çmimet “Xhon Atanasov” mbajtësve të sivjetshëm. Mbajtës i çmimit të madh “Xhon Atanasov” për vitin 2021 u bë Dr. Venelin Todorov – doktor i matematikës nga Instituti i Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikacionit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Algoritmet e zhvilluara nga Todorov përdoren në modelimin e rrjeteve nervore në inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, llogaritjet me performancë të lartë në mekanikën kuantike dhe matematikën financiare.
Çmimi u jepet shkencëtarëve të rinj bullgarë në fushën e shkencës kompjuterike me rezultate të jashtëzakonshme. Ndër laureatët e tij janë udhëheqësit aktualë të instituteve kryesore kërkimore dhe kompanive globale që zhvillojnë aftësitë e tyre në kriptologji, gjuhësi llogaritëse, robotikë, teknologji kuantike. Çmimi u dha për të 19-in vit radhazi.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..