10
Në studion e Zahari Kamenovit gjithmonë ka një ngjyrim të veçantë dhe është shumë interesante. Piktori ka prezantime të shumta jashtë shtetit - në Meksikë, Kore, Gjermani, Zvicër, Francë, Holandë, Turqi, Çeki, Japoni. E vizitojmë në një moment të përgatitjes së ekspozitës së tij më të re dhe në korridor na presin disa nga pikturat e tij të gatshme.

Zahari mendon se janë të rëndësishme idetë, dhe jo mjetet, me të cilat shprehet piktori. Dhe për shkak të kësaj diapazoni i tij krijues është mjaft i gjerë - grafikë, pikturim, qeramikë, plastika prej materialeve të ndryshme.
Kurse në momentet e “pushimit” midis 2 pikturave, piktori pëlqen të restaurojë mobile të vjetra “Tonet”.
Zahari Kemenov është gjithashtu fitues i çmimeve - nga Lidhja e Piktorëve Bullgar, nga Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në qytetin Varna /1983,1985 dhe 1987/, Çmimi Kombëtar për Arte të Bukura “Zaharij Zograf” /2016/, Çmimi për pikturë “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”/ 2019/ e të tjera.
Ju propozojmë një shëtitje fotografike në atelienë krijuese të Zahari Kamenovit. Nëse doni të shikoni krijimet e tij të shkëlqyera live , mund të vizitoni nga data 7 tetor deri më 25 tetor ekspozitën e tij të re, bashkë me skulptorin Zijatin Nuriev në Qendrën Artistike në qytetin Pleven.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani PetrovaShfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..