Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fabrika e parë e kupave të ngrënshme në Evropë tashmë po funksionon në Plovdiv

2
Foto: arkiv

Në Plovdiv filloi prodhimi i parë në Evropë i kupave të ngrënshme të biodegradueshme për kafe.

Ky inovacion i vjen në mendje banuesit të qytetit Plovdiv Mirosllav Zaprjanov, prova e parë për të bërë kupa të ngrënshme është në furën e shtëpisë. Që nga ideja deri në realizimin e saj rruga është 10 vjet. Në këtë periudhë përpunohet një teknologji, bëhen analiza ekonomike për një nisje të prodhimit, kërkohen investitorë dhe formohet një ekip.

“Prodhimi i kupave tona ka dy aspekte - tregon Mirosllav Zaprjanov. Së pari, pakësohet gjenerimi i dyoksidit të karbonit. Në krahasim me kupat plastike ne gjenerojmë një sasi tri herë më të paktë. Prioriteti tjetër kryesor është se nuk ndotet asnjë pikë ujë i pijshëm. Teknologjia është tona, çdo gjë rreth saj është e patentuar.”

Interesante është se prej çfarë janë të bëra këto kupa dhe a mundet që konsumatori të jetë i sigurt , se nuk do të dëmtojnë shëndetin e tij?

“Kupat janë të prodhuara prej drithërave, prej produkteve krejtësisht natyrale, kështu që një rrezik për shëndetin tonë nuk ka, madje përkundrazi - ato janë të dobishme për shëndetin e njeriut. Një nga përbërësit kryesor janë  krundet e tërshërës, që të gjitha produktet janë natyrale, nuk ka OMGJ. Mundohemi që kupa të mos ndryshojë shijen e pijes, kështu që me kënaqësi ta hani pasi të keni pirë kafenë”.

Zaprjanov saktësoi se nga kupa përveç kafesë , mund të pihen çdo lloje pijesh të tjera të ftohta dhe të ngrohta. Në prodhimin e këtij produkti bullgar janë të punësuar rreth 30 veta, por plani është që shumë shpejt të krijohen akoma 70 vende pune. Kapaciteti është afro 2,5 milionë kupa të ngrënshme për muaj, ku gjatë 5 vjetëve të ardhshme ideja është që të arrihet deri më 10 milionë copë. 95% nga prodhimi është për eksport. Në fabrikë janë futur makina moderne, dhe pritet që investimi krejtësisht privat për nisjen të rikthehet brenda 5 vjetëve.

“Siç e dini, prodhimi i gotave plastike në Bashkimin Evropian që nga ky vit është i ndaluar. Tanimë na besuan disa klientë të mëdhenj, eksportojmë në të gjithë botën, kemi shkelur në mbi 30 tregje në 6 kontinente. Kështu që çdo gjë është para nesh.”

Kurse efekti ekologjik nga prodhimi i kupave të ngrënshme të biodegradueshme është i qartë vetëm pasi të kemi bërë  krahasimin, se kupat plastike shpërbëhen për më shumë se 400 vjet.

Përpiloi: Snezhana Nikiforova (në bazë të reportazhit të Ekaterina Kostovës-BNR-Plovdiv)

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Motoja "ZOT MBROJE BULLGARINË" po rikthehet në monedhën bullgare prej 2 eurosh

Kur Bullgaria i bashkohet eurozonës dhe ka monedha me karakteristika kombëtare bullgare, në monedhën prej 2 eurosh do të vendoset imazhi i Shën Paisit. Në buzë të monedhës do të shkruhet me shkronja kapitale: "ZOT MBROJE BULLGARINË". Kjo moto u përdor..

botuar më 25-05-19 11.09.PD

Shpenzimet u rritën me 13% dhe të ardhurat me 15% për tremujorin

Të ardhurat mesatare tremujore totale për person në një familje në Bullgari në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 3271 leva (1672 euro) dhe u rritën me 15.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e monitorimit..

botuar më 25-05-16 2.18.MD
Polina Karastojanova

Industria e turizmit pret një sezon veror të frytshëm dhe është gati për euron

Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë. "Disponojmë të gjitha parakushtet e nevojshme në aspektin e klimës, përgatitjes nga investitorët dhe..

botuar më 25-05-16 12.01.MD