Pas një pezullimi dyvjeçar ndërkombëtar, për shkak të situatës globale me Covid-19, rok grupi Jeremy? përsëri po tërheq vëmendje mbi krijimtarinë e vet dhe Bullgarinë. Sonte (më 9 tetor) muzikantët do të japin një koncert në festivalin e parë për nga lloji i vet - Expo Beats Festival, një pjesë nga Ekspozita Botërore EKSPO 2020 në Dubai.
Ekspozita është ngjarja më e madhe në botë, e cila zhvillohet që nga fillimi i pandemisë me mbi 190 shtete pjesëmarrëse dhe zhvillohet për herë të parë në një vend nga Lindja e Afërt. Jeremi? janë banda e vetme nga Bullgaria, e cila merr pjesë, kurse koncerti i tyre do të jetë në skenën më të madhe - Jubilee Stage.
“Ngjarja do të jetë mjaft spektakolare, pritet që ajo të vizitohet prej më shumë se 25 mijë veta”, tha për Radion Kombëtare Bullgare Ersin Mustafov, drejtues i grupit. Ai saktësoi se në programin e Expo Beats Festival grupi do të ketë një set njëorësh, me muzikë nga të dyja albumet e veta dhe një kavër-version të Queen. Në një nga këngët, “Just like the Rolling stones“ në skenë do të paraqiten dhe valltarë , të cilët do të prezantojnë një koreografi të posaçme vepër e koreografit britanik Danny Lee.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”