Një raund i ri bisedimesh midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet deri në fund të tetorit. Kjo u njoftua nga Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev në një takim me homologun e tij kroat Gorjan Garliç-Radman. Do të diskutohet një protokoll pranë Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017. Mbledhja e radhës e Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike do të mbahet më 17 tetor pas zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
“Ne po vëzhgojmë nga afër për respektimin e të drejtave të qytetarëve maqedonas me identitet bullgar”, tha Stoev. Miku kroat vuri në dukje se Zagrebi mbështet integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por me respektim të rreptë të kritereve të Kopenhagenit për fqinjësi të mirë.
Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...
Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..
“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me..