Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ njoftoi Kryeministrin në detyrë Stefan Janev për një problem me ruajtjen e makinerive të votimit. KQZ-ja thekson se këtë e ka sinjalizuar një muaj më parë dhe këmbëngul që çështja të zgjidhet urgjentisht.
Kontrata për ruajtjen e makinave midis kompanive “Kargo Partner” dhe “Ciela Norma” përfundoi më 30 shtator 2021. Duke qenë se nuk ka kontratë për magazinimin e makinerive pas kësaj date, na informojnë se në mungesë të një kontrate tregtare për rregullimin e marrëdhënieve, makineritë do të hiqen nga depoja e "Kargo Partner" më 1 nëntor 2021, thuhet në letrën e KQZ-së drejtuar kryeministrit.
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..