Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bujaria dhe përkushtimi ndaj atdheut – veçoritë specifike të rilindësit nga Koprivshtica

Foto: arkiv

E vështirë dhe e pasigurt ishte koha në fillim të shekullit XX. Dhe atëherë shumë bullgarë kërkuan bukën e gojës jashtë kufijve të atdheut, dhe ata me shpirtra sipërmarrës dhe të zgjuar me shumë punë arritën të grumbullojnë pasuri dhe të zhvillojnë tregtinë. Një shembull i ndritshëm për sukses ekonomik, bujari dhe përkushtim nga kjo periudhë është historia jetike e haxhi Nenço Pallaveev, të cilin sot e quajnë Mirëbërësi i Koprivshticës.

Ai ishte tregtar në portin Aleksandria. Falë aftësive dhe përvojës së tij dhe në sajë të zotërimit të shkëlqyer të gjashtë gjuhëve, ky bullgar arriti të vendosë marrëdhëniet tregtare me Egjiptin, Arabinë, Sudanin dhe Anglinë në vitet para Luftës së Parë Botërore. Prapëseprapë ai linte mënjanë një pjesë e madhe e fitimit për qëllime shoqërore në qytetin e tij të lindjes Koprivshtica.


Në vitin 1908 dërgoi 40 mijë leva të arta për ndërtimin e vatrës së kulturës në qytet. Me mjete të dhuruara prej tij u ndërtua edhe kambanorja e një nga kishat e qytetit, u meremetua shkolla vendore, u ndërtua një monument – eshtërore të heronjve të Kryengritjes së Prillit (1928) .


Ky monument sot është një nga simbolet e këtij qyteti rilindës bullgar. Haxhi Nenço Pallaveev kujdesej për mirëmbajtjen e gjimnazit vendor. Ai dërgonte fonde të mëdha, emëroi dhe mbante një mësues nga Zvicra për t’i mësuar nxënësit e qytetit Koprivshtica në gjuhën franceze. 

Ky bullgar sipërmarrës dhe iniciativë ka shumë më tepër merita për vendlindjen e tij Koprivshtica, të cilat e renditin ndër patriotit dhe iluministët më të mëdhenj në Bullgarinë pasçlirimit. 

Aktivistët e Vatrës së Kulturës në Koprivshtica nuk e lënë të shuhet shkëndija patriotike e trashëguar nga paraardhësi i shquar. Kryetari i tanishëm i Vatrës së Kulturës është një inxhinier softuer dhe pedagog i programimit të aplikuar në gjimnazin e qytetit. Nga përvoja mësoi, se institucionet publike mund të zhvillohen vetëm nëse ka njerëz të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në to. Tani bashkë me punën si mësues në shkollë dhe si kryetar i Vatrës së Kulturës, Stojan Marinov  punon edhe si zëvendës kryetar i këshillit bashkiak në Koprivshtica. “Nuk është institucioni që e bën një person, por ai vetë mund të ndryshojë pamjen dhe jetën e një qendre kulturore apo një institucioni publik” – thotë kryetari i ri i Vatrës së Kulturës “Haxhi Nenço Palaveev”:

“Më kushton shumë kohë. Kur ke marrë një përgjegjësi të tillë shoqërore, duhet të jesh sa më përgjegjës. Unë jam kryetar për pak më shumë se një vit dhe përpiqem t'i bëj gjërat të ndodhin. Tani kemi më shumë aktivitete, por për shkak të pandemisë ne e prezantojmë veprimtarinë tonë kryesisht përmes internetit dhe është shumë e vështirë të punosh online. Vitin e kaluar për herë të parë shënuam 1 nëntorin në një mjedis online. Bëmë një javë të tërë kushtuar iluministëve kombëtarë, pasi secili nga punonjësit e Vatrës së Kulturës u mishëruan në rolin e një rilindësi tonë kombëtar. Ideja ishte që përmes fjalëve dhe rrëfimit të veprave të tyre, të kujtonim idealet dhe besëlidhjet e bullgarëve të mëdhenj.”

Vatra e Kulturës në qytetin Koprivshtica është ndër të paktat në vend, që ka godinë të vet të ndërtuar me donacionet e haxhi Nenço. Kështu ajo disponon të ardhura të veta, me të cilat financon disa prej veprimtarive. Një sukses i madh është rindërtimi i kinemasë, e cila ishte e mbyllur për gati 40 vjet.

“Tani në sajë të donatorëve dhe bashkisë, arritëm të riparojmë makinën e kinemasë dhe ekranin dhe t’i bashkohemi festivalit “Master of Art”” – thotë Stojan Pavllov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, BGNES, koprivshtitsa-bg.com, Facebook/ Vatra e Kulturës në qytetin Koprivshtica


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD