Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për datën 4 nëntor 2021

Të enjten do të ketë mjegull të dendur dhe diell nëntori

Foto: Emill Ençev

Paraditen e së enjtes do të ketë mjegull në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Jugore mjegullat do të jenë më intensive dhe vende-vende do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë. Pasdite do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 18° dhe 23°, pak më të ulëta në zonat me mjegull të vazhdueshme. Për Sofjen priten temperatura deri në 19°.

Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 19°, në 2000 m rreth 12.

Të premten do të jetë disa gradë më e ngrohtë dhe mjegulla do të jetë e kufizuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD