Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dekoroi pjesëmarrësit në operacionin e tërheqjes së anijes "Vera Su"

Foto: arkiv

Pjesëmarrësit në tërheqjen e anijes “Vera Su” të bllokuar në afërsi të Kamen Brjag, të cilët parandaluan katastrofën e mundshme ekologjike në Detin e Zi, u dekoruan nga Kreu i Shtetit Rumen Radev me Distinktivin e Nderit të Institucionit Presidencial.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Rumen Radev theksoi se incidenti me anijen “Vera Su” ka vënë në provë të gjitha strukturat përgjegjëse dhe mbarë vendin. Kreu i Shtetit vuri në dukje përpjekjet, profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin e pjesëmarrësve në operacionin kompleks, të cilët punuan në një garë me kohën dhe në kushte të vështira meteorologjike dhe organizative. Sipas Presidentit, rasti zbuloi "pasojat e rënda të neglizhencës shumëvjeçare të shpëtimit detar". Nga ana tjetër, sipas Kreut të Shtetit, operacioni i tërheqjes së anijes ka treguar gjithashtu "se Bullgaria ka njerëz tek të cilët mund të mbështetet edhe në sprovat më të vështira".


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD