Takimi mes sindikatave, punëdhënësve dhe zëvendëskryeministrit Gëllëb Donev përfundoi me një skandal. Punëdhënësit u larguan pas një mosmarrëveshjeje me sindikatat. Bizneset nuk pranojnë kërkesën e sindikatave për rritjen e pagës minimale me 17%.
“Pa një parashikim buxhetor afatmesëm dhe makroparametra të tjerë të planifikuar, si rritja ekonomike, inflacioni, deficiti, nuk mund të merren vendimet e duhura. Kërkesat e sindikatave janë maksimaliste, ato nuk përputhen me realitetin ekonomik dhe do të çonin në pasoja negative, përfshirë edhe për anëtarët e sindikatave”, komentoi për BNR kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari Vasill Velev.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..