Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë kërkesë për dorëheqje

Në fillim të javës, pasi partia e tij humbi balotazhin në zgjedhjet lokale në një numër qytetesh, duke përfshirë dhe Shkupin, Zoran Zaev deklaroi se do të japë dorëheqje si kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe si lider i Lidhjes Socialdemokrate. Partitë nga koalicioni drejtues kërkuan që ai të heqë dorë nga vendimi i tij të cilin e konsideruan emocional dhe të nxituar. Sipas ekspertes mbi Ballkanin, Rajna Asenova nga Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/, nëse dorëheqja e Zaevit bëhet fakt, një nga variantet e mundshme është që shumica drejtuese të ngrejë një kandidat tjetër për kryeministër - mbase zëvendëskryeministrin mbi çështjet evropiane Nikolla Dimitrov, i njohur për retorikën e vet antibullgare. Në këtë rast “na presin momente mjaft të vështira”, tha Asenova përpara BNR-“Hristo Botev”.

“Ballkan i Hapur”: Maqedonia e Veriut është shembull i mossuksesit të Bashkimit Evropian

Në Beograd u zhvillua takimi i radhës i iniciativës “Ballkani i Hapur”. Në fund të forumit presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov dolën me një deklaratë të përbashkët, në të cilën kritikuan ashpër Bashkimin Evropian për mungesën e progresit praktik në integrimin evropian të rajonit. Në dokument ata vunë në dukje se procesi i zgjerimit po vazhdon vetëm në mënyrë deklarative, transmetoi agjencia “Fokus”. Maqedonia Veriore  është një “shembull i shkëlqyer” i mossuksesit të Bashkimit Evropian të zbatojë premtimet e tij. Qeveria e saj bëri shumë, që të mund t’u përgjigjet kërkesave të Brukselit dhe mbeti e izoluar dhe e lënë të merret me pasojat e vendimeve të Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.

Dështoi prova e dytë për formimin e qeverisë në Rumani

Kriza politike në Rumani po thellohet në sfondin e krizës shëndetësore e cila po zgjerohet në kushtet e epidemisë së Covid-19. I propozuari për kryeministër Nicolae Ciucă pohoi se nuk mund të formojë qeveri. Rumania është në një krizë politike që nga fillimi i muajit tetor, kur kryeministri liberal Florin Cîțu humbi votën e mosbesimit në parlament. Kjo erdhi pasi një aleat i koalicionit u largua nga qeveria e Cîțu për shkak të "qëndrimit të tij diktatorial". Pas kësaj presidenti Klaus Iohannis emëroi ish-komisionarin e BE-së për Bujqësinë Dacian Ciolos për postin e kryeministrit, por ai nuk arriti të sigurojë shumicën e kërkuar në parlament. Kjo u përsërit dhe me të propozuarin tjetër nga Iohannis - gjenerali i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan dhe ministër i mbrojtjes i vendit, Nicolae Ciucă.

Elektronika izraelite do të monitorojë vijën ndarëse në Qipro

Qiproja nënshkroi marrëveshje me ushtarakët izraelit për ndërtimin e një sistemi për një vërejtje elektronike, i cili të monitorojë atë që po ndodh përgjatë vijës së gjelbër të mbrojtur nga OKB-ja në të gjithë ishullin e ndarë.” Ai do të na sigurojë imazhe në vazhdim të 24 orëve“, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Qipros Christos Pieris, i cituar nga BGNES. Vija e gjelbër prej 180 kilometrash ndan ishullin mesdhetar nga lindja në perëndim që nga viti 1974, duke vënë kufi midis Republikës së Qipros dhe Republikës së vetëshpallur Turke të Qipros Veriore, të njohur vetëm nga Ankaraja. Sistemi për vërejtje do të ndjekë për kontrabandë  dhe migracion të paligjshëm, por dhe do t’i shërbejë hetimit ushtarak, deklaruan personat zyrtar. Pritet që sistemi me vlerë 27,5 milionë euro të ndërtohet deri më 3 vjet. 

Masa më të rrepta kundër epidemisë në Greqi

Greqia përsëri po i forcon masat kundra epidemike, si dhe kontrollin mbi to. Që nga kjo e shtunë hyrja në ambientet publike do të jetë vetëm me certifikatë të gjelbër. Të pa vaksinuarit do të duhet të paraqesin teste negative kudo me përjashtim të dyqaneve ushqimore, farmacive dhe kishave, transmetoi nga Greqia korrespondentja jonë Katja Peeva. Pronarët e objekteve tregtare këmbëngulin për ndihma për të mos falimentuar. Lokalet presin që qarkullimi i tyre të bjerë ndjeshëm, sepse 40% prej grekëve nuk janë të vaksinuar. 8000 policë do të kontrollojnë dhe do të vendosin gjoba në rast shkeljesh.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD