Në sektorin e shëndetësisë ka korrupsion - kështu mendojnë 60% e bullgarëve. Megjithatë, vetëm 18 për qind e atyre që janë hasur me praktika të tilla kanë sinjalizuar. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të Global Metrics, i kryer në gjysmën e dytë të majit, i porositur nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore.
Sipas studimit, gjatë pandemisë Covid kanë dalë shumë probleme, si neglizhenca e të sëmurëve kronikë, prevenca e pamjaftueshme, niveli pothuajse zero i kujdesit post-spitalor, aksesi i kufizuar tek specialistët për një pjesë të popullsisë së vendit, protokollet e gabuara të trajtimit etj. Problemet lidhur me mungesa e personelit, si dhe baza e pamjaftueshme materialo-teknike në disa nga institucionet mjekësore, po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Gjysma e të anketuarve pohojnë se nuk kanë pasur kontakte me spitale në 5 vitet e fundit. Shumë prej tyre janë të mendimit se në spitalet private mjekët janë më të sjellshëm dhe më të përgjegjshëm. Prandaj, 72% e bullgarëve të anketuar dëshirojnë të trajtohen në spitale private nëse kanë mundësi financiare.Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..