Banka Popullore Bullgare /BNB/ hodhi në qarkullim një monedhë përkujtimore argjendi me prarim të pjesshëm. Monedha i kushtohet "Hanit Omurtagut" dhe është nga seria "Sundimtarët mesjetarë bullgarë". Vlera nominale është 10 leva (5 euro) dhe shitet për 96 leva ose 47 euro. Deri më 10 nëntor, shitja është e kufizuar deri në dy monedha për një klient, pas së cilës do të shitet pa kufizime.
Ana e përparme paraqet imazhin e sundimtarit të marrë nga vula e tij dhe të vendosur në një medaljon të praruar. Në anën e pasme janë vendosur pamjet e kolonës me të ashtuquajturin “mbishkrim të Çatallarit” të Omurtagut, për ndërtimet e ndërmarra prej tij. Udhëheqësi bullgar Omurtag është paraqitur gjithashtu në fron, ashtu siç është përshkruar në një miniaturë nga "Kronika" e Joan Skilicës.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..