Bullgaria është ndër pesë vendet anëtare të BE-së ku punëtorët me pagë minimale mbeten me më pak se gjysma e të ardhurave të tyre pasi paguajnë qiranë (vendet e tjera janë Spanja, Luksemburgu, Hungaria dhe Portugalia). Këtë e bëri të ditur Konfederata e Sindikatave të Pavarura /KNSB/, duke iu referuar një studimi të Konfederatës së Sindikatave Evropiane, të bërë në prag të shqyrtimit të ardhshëm të Direktivës për pagat minimale adekuate në Parlamentin Evropian, njoftoi reporterja Maria Kostova.
Sipas të dhënave të KNSB, pagën minimale - 650 leva / 332 euro / e marrin 500 mijë bullgarë që punojnë. Të ardhurat neto të nevojshme për mbajtjen e një të rrituri që jeton i vetëm në Bullgari janë 1069 leva / 546 euro / në muaj.“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..