Temperaturat minimale të mëngjesit të së mërkurës do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 6 gradë Celsius. Në rrafshina dhe ultësira do të ketë mjegull ose vranësira. Në rajonet ekstreme lindore të vendit ato do të mbeten pothuajse gjatë gjithë ditës. Nga perëndimi vranësirat mbi vend do të çahen me erë të dobët deri mesatare veriore. Moti do të jetë me diell dhe erë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 13 gradë, për Sofjen deri në 11 gradë.
Në zonat malore do të kemi mot kryesisht me diell, por në mëngjes do të ketë mjegull. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 7°, në 2000 m deri në 3°. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të tregojnë deri në 6-7 °, në Aleko deri në 5.
Ditën e enjte moti do të mbetet i pandryshuar, me rritje të mundshme të temperaturave ditore në disa vende.Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..