Temperaturat minimale të mëngjesit të së mërkurës do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 6 gradë Celsius. Në rrafshina dhe ultësira do të ketë mjegull ose vranësira. Në rajonet ekstreme lindore të vendit ato do të mbeten pothuajse gjatë gjithë ditës. Nga perëndimi vranësirat mbi vend do të çahen me erë të dobët deri mesatare veriore. Moti do të jetë me diell dhe erë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 13 gradë, për Sofjen deri në 11 gradë.
Në zonat malore do të kemi mot kryesisht me diell, por në mëngjes do të ketë mjegull. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 7°, në 2000 m deri në 3°. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të tregojnë deri në 6-7 °, në Aleko deri në 5.
Ditën e enjte moti do të mbetet i pandryshuar, me rritje të mundshme të temperaturave ditore në disa vende.Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..