Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 seksione në Berlin dhe 5 në Munih do të lejojnë që bashkatdhetarët tanë atje të votojnë në mënyrë të qetë e paqësore

Vullnetarët e zgjedhjeve këshillojnë durim ditën e zgjedhjeve

Foto: EPA/BGNES

Komuniteti bullgar në Gjermani pret radhë në vendet ku bashkatdhetarët tanë mund të ushtrojnë të drejtën e vet të votës në ditën e sotme të zgjedhjeve.Autoritetet gjermane i kufizuan adresat, ku mund të hapen seksionet për zgjedhjet 2 në 1 deri më 40 jashtë përfaqësive diplomatike. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të ndikojë në dëshirën e bashkatdhetarëve tanë për të votuar, pasi sërish, si në votimin parlamentar të 4 prillit, do të duhet të humbasin kohë duke udhëtuar drejt seksionit më të afërt të hapur.

“Një problem tjetër, i pazgjidhur prej viteve është i lidhur me një komunikim mungues me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, thotë vullnetari i zgjedhjeve në Munih Mirosllav Todorov. Sipas fjalëve të tij, një javë përpara votimit të tretë për vitin, udhëzimet metodologjike për punën e komisioneve sektoriale në mbarë botën dhe listat e plota të anëtarëve të tyre nuk ishin të disponueshme,si dhe qartësi se kush do të trajnojë anëtarët e komisioneve për të punuar me makinat zgjedhore. Ai e përcaktoi situatën si një “kaos të organizuar, i krijuar me paramendim ose jo, nga institucionet bullgare”.

Mirosllav Todorov

“Por duhet të shënojmë se kemi një komunikim relativisht të mirë me përfaqësitë diplomatike bullgare jashtë kufirit, posaçërisht për rajonin e Bavarisë dhe Baden-Vyrtemberg,- shtoi Todorov. Kemi një dialog dhe kuptim se aty, ku ka dhe një bullgar të vetëm, ne jemi të detyruar t’i sigurojmë mundësi që të zgjedhë përfaqësuesin e vet për deputet dhe  forcën politike që do ta përfaqësojë atë”.

Todorov është optimist, se gjatë një votimi të dytë eventual në zgjedhjet presidenciale, për të gjitha seksionet jashtë shtetit, do të sigurohen fletëvotime në letër.

Midis 150 dhe 170 mijë do të jenë bullgarët nëpër botë, të cilët sot do të ushtrojnë të drejtën e votës, parashikon Mirosllav Todorov, duke saktësuar se, në Gjermani mbase do të votojnë 20 - 25 000 veta. Kjo do të kishte qenë pjesëmarrja më e ulët se votimi i parakohshëm parlamentar në korrik, kur rreth 33 000 njerëz dolën në qendrat e votimit në Gjermani.

5 janë seksionet zgjedhore në Munih, ku jeton dhe punon Mirosllavi prej 12 vjetëve. Ato janë të vendosura në dy vende - një në godinën e Konsullatës së Përgjithshme, kurse 4 të tjerat në - hotel.

“Pres që madje edhe sikur të ketë një radhë prej njerëzve të cilët duan të votojnë, do të pritet më të paktën 1 orë. U rekomandoj të gjithëve, të cilët akoma nuk kanë dhënë deklaratë për të votuar, të vijnë dhe të votojnë në hotel. Pres që të votojnë mbi 2600 bullgarë nga  komuniteti ynë i përgjithshëm prej 13 000 banorëve në qytet.Do të mund ta bëjnë në 6 makina - 2 në konsullatë dhe në 2 makina në tre nga katër seksionet në hotel.”

Një qytet tjetër gjerman, në të cilin jeton njëkomunitet i madh bullgar është kryeqyteti Berlin. Sipas Diljana Veliçkovës - pronare e qendrës kulturore bullgare të njohur shumë mirë, vendimi i autoriteteve gjermane për të kufizuar numrin e adresave ku mund të hapet një seksion nuk do të ndikojë seriozisht në votimin në kryeqytet.

Diljana Veliçkova

“Unë mendoj se, shumë  nga bashkatdhetarët tanë fare nuk e kanë kuptuar se ka një rregullsi të tillë. Posaçërisht për Berlinin  ishte bërë maksimalja, që të mund të hapen 7 seksione (në 4 adresa). Shpresoj që ato të jenë të mjaftueshme, që të mund t’i pranojnë njerëzit, të cilët duan të votojnë. Për krahasim - gjatë muajit prill ishin të hapura vetëm 4 seksione.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: arkiv personal, EPA/BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar tashmë 200 vjet që bullgarët e Besarabisë dhe të Tavrisë mallëngjehen për atdheun e tyre të lashtë

Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..

botuar më 25-10-29 1.00.MD

Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Rumani

Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..

botuar më 25-10-27 5.54.MD

Para gjumit dimëror, arinjtë e rinj nga Ukraina gjetën strehë në Bullgari

Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..

botuar më 25-10-27 11.46.PD