Exit polli i agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, tregoi shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari, që nga ora 20:00 më 14 nëntor 2021:
“Po e vazhdojmë ndryshimin”: 25,8 %, ose 66 vende në parlament;
GERB-SDS: 23,5 %, ose 61 vende;
Partia Socialiste Bullgare /BSP/: 14,4 %, ose 37 vende;
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/: 10,2 %, ose 26 vende;
“Ka një popull të tillë” /ITN/: 8,1 %, ose 21 vende;
“Bullgaria Demokratike”: 7 %, ose 18 vende;
“Ringjallja”: 4,3 %, ose 11 vende;
"Ngrihu.BG! Ne po vijmë" dhe VMRO janë shumë më poshtë barrierës prej 4% për të hyrë në parlament me rezultate përkatësisht 2,1% dhe 1,2%.
Aktiviteti i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor është 36,6 %. Me “Nuk mbështes askënd” kanë votuar 1,8 % e votuesve.
Në zgjedhje morën pjesë gjithsej 27 parti dhe koalicione. Më shumë se 5000 kandidatë morën pjesë në garën për deputetë në parlamentin bullgar prej 240 vendesh.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..