Exit polli i agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, tregoi shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari, që nga ora 20:00 më 14 nëntor 2021:
“Po e vazhdojmë ndryshimin”: 25,8 %, ose 66 vende në parlament;
GERB-SDS: 23,5 %, ose 61 vende;
Partia Socialiste Bullgare /BSP/: 14,4 %, ose 37 vende;
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/: 10,2 %, ose 26 vende;
“Ka një popull të tillë” /ITN/: 8,1 %, ose 21 vende;
“Bullgaria Demokratike”: 7 %, ose 18 vende;
“Ringjallja”: 4,3 %, ose 11 vende;
"Ngrihu.BG! Ne po vijmë" dhe VMRO janë shumë më poshtë barrierës prej 4% për të hyrë në parlament me rezultate përkatësisht 2,1% dhe 1,2%.
Aktiviteti i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor është 36,6 %. Me “Nuk mbështes askënd” kanë votuar 1,8 % e votuesve.
Në zgjedhje morën pjesë gjithsej 27 parti dhe koalicione. Më shumë se 5000 kandidatë morën pjesë në garën për deputetë në parlamentin bullgar prej 240 vendesh.Bullgaria reagoi menjëherë ndaj një zjarri pyjor në rajonin pranë qytetit kufitar Kriva Pallanka, në Maqedoninë e Veriut. Zjarri, i cili shpërtheu të mërkurën pasdite, u përhap me shpejtësi dhe rrezikoi vetë qytetin, njoftoi qendra për shtyp e..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 19°C. Në Sofje priten rreth 13°C. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, në shumë zona duke u kthyer në mot me diell. Reshje të shkurtra dhe të izoluara priten vetëm në zonat..
Kuvendi Popullor i Bullgarisë do të votojë të premten mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov, për dështim në politikën e mjedisit dhe ujërave. Ky është mocioni i katërt me radhë i mosbesimit ndaj kësaj qeverie. Mocioni u..
Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave mbi rajonet perëndimore, ndërsa në pjesën tjetër më të madhe të vendit do të jetë kryesisht kthjellët...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zagreb, Kroaci, me ftesë të homologut të tij, Zoran Millanoviç. Në qendër të..
Kandidatura e Bullgarisë për gjyqtar në Gjykatën e Bashkimit Evropian, doc. dr. Aleksandër Kornezov, u miratuar nga komiteti i BE-së i përbërë nga..