Të dhënat nga regjistrimi paralel i agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, me 100% zbatim, tregojnë se DPS del përpara BSP-së dhe zë vendin e tretë, ndërsa partia nacionaliste “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ konfirmon hyrjen e vet në parlament:
“Po e vazhdojmë ndryshimin”: 26,3 %, ose 69 vende në parlament;
GERB-SDS: 23,1 %, ose 60 vende;
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/: 11,4 %, ose 30 vende;
Partia Socialiste Bullgare /BSP/: 10,4 %, ose 27 vende;
“Ka një popull të tillë” /ITN/: 9,3 %, ose 24 vende;
“Bullgaria Demokratike”: 6,4 %, ose 17 vende;
“Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/: 5 %, ose 13 vende;
Aktiviteti ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor është 36,8 %. Me “Nuk mbështes askënd” kanë votuar 1,5 % e votuesve.“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..