Disa ditë më parë Vlladimir Ampov-Grafa prezantoi këngën e tij "Vanilja", me pjesëmarrjen e veçantë të violinistit tonë të njohur Vesko Eshkenazi, koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw. Muzika, teksti dhe aranzhimi janë të Grafa. Kënga flet për dashurinë romantike, të paharrueshme dhe për trishtimin e ndarjes:
"Si të harroj të gjitha fjalët e thëna... të gjitha mëngjeset me diell... Si të harroj të gjithë muajt e kaluar, si të harroj frymën e vaniljes me një fytyrë të bardhë?"
Romanca buron edhe nga videoklipi i këngës, i xhiruar në Holandë. Vesko Eshkenazi ka një rol të veçantë në të. “Mjetet ekspresive dhe teknike që përdor këtu janë krejt të ndryshme nga ato të zakonshmet”, shkroi violinisti në rrjetet sociale.
Kënga u interpretua për herë të parë live më 14 nëntor në Amsterdam, në një koncert të Vlladimir Ampov-Grafa.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA