3869 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 9.4% e 41 242 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Nga të sapo infektuarit, 85% nuk janë të vaksinuar.
Të sëmurët aktivë të regjistruar janë 111 662. Numri i të shtruarve në spital ka rënë nga 7924 në 7737. Numri i pacientëve të trajtuar në reanimacion është rritur nga 725 në 767. Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 779 persona të rinj të infektuar. Mbi 88% prej tyre nuk janë vaksinuar.
Edhe pse në rënie, numri i vdekjeve nga koronavirusi i konstatuar mbetet i lartë - 121 persona. Mbi 90% prej tyre nuk janë vaksinuar. 4193 persona u shëruan.
Të martën janë dhënë 22 153 vaksina. 1 647 300 persona kanë përfunduar tërë imunizimin.Në ditën e 25-të të zgjedhjeve të Asamblesë së re të 51-të Kombëtare, nga prova e 11-të, u zgjodh për Kryetare të Kuvendit Prof. e Asoc. Natalija Kisellova nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 140 vota “pro”, 93 “kundër” dhe asnjë abstenim. Ajo..
Një mision i planifikuar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) u krye në centralin atomik “Kozlloduj” për të shqyrtuar sigurinë operacionale të centralit sipas standardeve të agjencisë. Gjatë inspektimit në 3 javët e fundit, 13 ekspertë nga..
Mëngjesin e së premtes në zonat fushore dhe në ultësira do të ketë dukshmëri të reduktuar. Reshje shiu do të bien në veri të Bullgarisë, vende-vende në rajonet jugperëndimore dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Do të fryjë erë e lehtë, e cila në mbrëmje..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende..