Deri më tani, mbështetja e deklaruar nga BSP, “Ka një popull të tillë” dhe “Bullgaria Demokratike” mjafton për të filluar procesin e hartimit të një plani veprimi për një qeveri të re me mandatin e formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Këtë e thanë në një intervistë për gazetën “24 Çasa” bashkëkryetarët e projektit politik – fitues në zgjedhjet parlamentare të 14 nëntorit – Asen Vasilev dhe Kirill Petkov. “Shpresojmë shumë që në fund të negociatave të kemi një marrëveshje koalicioni të detajuar, të ngjashëm me atë austriak apo gjerman. Nëse duam të jetojmë si në Gjermani, le të fillojmë të qeverisim si në Gjermani”, theksoi Vasilev. Sipas të dyve, sa më e detajuar të jetë marrëveshja e koalicionit, aq më i vogël do të jetë konflikti i mundshëm në të ardhmen.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..