Teknologjitë e reja prej viteve janë një pjesë e pandarë nga ditët tona të përditshme. Situata e pandemisë forcoi transformimin digjital të të gjitha industrive, që të mund ato të vazhdojnë të funksionojnë. Covid-19 ndihmojë në drejtimin e digjitalizimit sa më të shpejtë të shëndetësisë në Bullgari, thotë Docentja Polina Mihova, pedagoge në Departamentin “Shëndetësi dhe Punë Sociale” në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje. Ky është një nga konkluzionet, deri tek të cilët ajo dhe kolegët e saj kanë arritur pas një studimi trevjeçar (2018-2021) mes studentëve nga 6 universitete në vend me temë “Një kërkim online të një informacioni shëndetësor mes njerëzve të rinj”.
Ai përfshin dy periudha - përpara pandemisë, që përfshin 683 studentë dhe në kohën e koronavirusit, ku në studim janë përfshirë 524 njerëz të rinj. Rezultatet e studimit u prezantuan gjatë një leksioni publik, në të cilin u diskutua edukimi shëndetësor i konsumatorëve dhe nëse është e mundur të realizohet telemjekësia ose konsultimi me mjekun në distancë, nëpërmjet pajisjes elektronike në Bullgari.
46% nga të anketuarit kanë kërkuar një informacion shëndetësor në internet akoma përpara pandemisë, ve në dukje docentja Polina Mihova në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare-Radio Sofja.
“Ajo e cila më çuditi mua në realitet është se, përpara koronavirusit 33% nga të anketuarit krejtësisht e përjashtonin online mjekësinë si një opsion. 26% pohonin se janë gati të përdorin ndonjë farë versioni të një online konsultimi, por me shumë kushte. Kjo ndryshoi në mënyrë kategorike pas ardhjes së pandemisë botërore, ku nga pjesa e dytë e studimit u bë e qartë se 70% nga të rinjtë kërkojnë një informacion shëndetësor online, ndërsa përqindja e atyre që krejtësisht përjashtojnë si një opsion konsultim online është tashmë 22%. Një fakt tjetër, i cili zgjon interes është se, këta njerëz të rinj nuk i besojnë çdo lloj sajti ose forumi, në të cilin ndeshen. Në fakt ata kërkojnë mendime eksperte në forume të afirmuar shumëvjeçare, të cilëve u kanë besim.”
Të rinjtëkërkojnë kryesisht një informacion sesi të ruajnë statusin e vet të njerëzve të shëndetshëm, dhe jo sesi të shërohen gjatë një problemi shëndetësor tanimë të paraqitur. Më shpesh një informacion shëndetësor online kërkojnë njerëzit nga vendet më të vogla të populluara, ku prania deri tek specialistët është më e kufizuar. Docentja Polina Mihova saktëson se, meqenëse flasim për të rinj, me sa duket të shëndetshëm, për ta kërkesa për informacion shëndetësor nuk është rritur në mënyrë drastike në dy vitet e fundit, siç është rritur për personat mbi 30 vjeç, ku ka një rritje të dyfishtë dhe të trefishtë të interesit.
“Digjitalizimi dhe transformimi i çdo njërës prej industrive aktualisht në aspektin global është një fakt. Në Bullgari kjo pandemi ndihmoi në drejtimin e digjitalizimit më të shpejtë dhe futjen e teknologjive të reja në shëndetësi. Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë njerëzit në një gjendje të pabarabartë ose në një gjendje shqetësimi ose ata që nuk mund të arrijnë objektet shëndetësore gjithsesi të kenë ende një shans për kujdes mjekësor dhe ndihmë në distancë. Do të jetë pozitive që kjo simbiozë të vazhdojë edhe në të ardhme, pasi ideja e teknologjive nuk është aspak zëvendësim i mjekut, por një plotësim i tij”, shprehet kategorikisht docentja Polina Mihova.
Redaktore: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..