Më 18 dhjetor zyrtarisht do të hapet sezoni dimëror i skive 2021/2022 në vendpushimin Bansko në malin Pirin. Nga pushimorja u kujtojnë mysafirëve se sivjet qendra e skijimit do të punojë me masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së pandemisë.
Të gjithë adhuruesit e sporteve dimërore mund të blejnë edhe bileta sezonale për teleferiqet me çmime më të ulëta, të cilat do të jenë të vlefshme vetëm nga data 22.11.2021 deri më 18.12.2021.
Bansko - një nga vendpushimet më të mëdha dimërore në Bullgari, ndodhet 925 metra mbi nivelin e detit. Me bazën e vet të rregulluar mirë ai tërheq turistë të shumtë bullgarë dhe të huaj.E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..
Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..