Më 18 dhjetor zyrtarisht do të hapet sezoni dimëror i skive 2021/2022 në vendpushimin Bansko në malin Pirin. Nga pushimorja u kujtojnë mysafirëve se sivjet qendra e skijimit do të punojë me masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së pandemisë.
Të gjithë adhuruesit e sporteve dimërore mund të blejnë edhe bileta sezonale për teleferiqet me çmime më të ulëta, të cilat do të jenë të vlefshme vetëm nga data 22.11.2021 deri më 18.12.2021.
Bansko - një nga vendpushimet më të mëdha dimërore në Bullgari, ndodhet 925 metra mbi nivelin e detit. Me bazën e vet të rregulluar mirë ai tërheq turistë të shumtë bullgarë dhe të huaj.Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..
I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..