“Përfundoi një muaj politik i paprecedentë, gjatë të cilit u zhvilluan dy lloje zgjedhjesh – parlamentare dhe presidenciale. Ato nxorën në pah qartë dëshirën e popullit tonë për ndryshim, për fitoren kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë, për largimin e mafias nga pushteti. Pritjet se qytetarët do të lodhen nga zgjedhjet dhe do të preferojnë të kthehet e vjetra e njohur nuk u realizuan”. Këtë e deklaroi fituesi Rumen Radev pas shpalljes së rezultateve të para të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari. Ai theksoi se bullgarët e kanë kaluar provimin e demokracisë dhe nuk janë ndikuar nga përpjekjet gjatë fushatës për të mbjellë ndarje etnike.
“Parlamenti i ri nuk ka të drejtë të gabojë, sepse njerëzit nuk do të falin. Pritjet e shoqërisë janë që të shihet një shumicë e qartë politike, e cila duhet të ndërmarrë reforma të menjëhershme në gjyqësor, të mos lejojë krizë socio-ekonomike gjatë muajve të dimrit, të marrë vendime që janë shtyrë gjatë viteve”, tha Radev. Ai theksoi si prioritete luftën kundër pandemisë, si dhe faktin se “qeveria e re nuk duhet të tërhiqet nga pozicionet kombëtare, veçanërisht kur rreziku është identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit”.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..