Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev dhe Ilijana Jotova fitojnë balotazhin presidencial me më shumë se 2/3 e votave

| rinovuar më 21-11-22 4.07.MD
Foto: BGNES

Me 100 për qind të protokolleve të përpunuara të komisioneve zgjedhore sektoriale, Rumen Radev dhe Ilijana Jotova fitojnë  zgjedhjet presidenciale me 66.72 për qind të votave. 31.8 për qind e qytetarëve votuan për kundërshtarët e tyre Anastas Gerxhikov dhe Nevjana Miteva.

Radev dhe Jotova po zgjerojnë mbështetjen e tyre nga raundi i parë duke fituar 1 539 650 vota. Gerdxhkov dhe Miteva morën mbi 733 791 fletë votimi.

Jashtë vendit, Rumen Radev fiton 66.66 për qind të votave të bullgarëve, ose mbi 84 650 fletëvotime.

Më shumë se 40 132 bullgarë jashtë vendit votuan për Anastas Gerxhikov. Pjesëmarrja në balotazh jashtë vendit ishte dy herë më e ulët se më 14 nëntor, kur votuan 220 000 njerëz.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale kaloi me pak interes nga votuesit edhe në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Panairi Ndërkombëtar Teknik - arkiv

Panairi Ndërkombëtar Teknik fillon në Plovdiv

Edicioni i 79-të i Panairit Ndërkombëtar Teknik do të mbahet në Plovdiv nga 24 deri më 27 shtator 2025. Forumi bashkon kompani kryesore, inovatorë dhe profesionistë, duke u përqendruar në progresin teknologjik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ekspozitat e..

botuar më 25-09-24 6.05.PD
Foto:

Bullgaria është pjesë e Natës së Letërsisë Еvropiane

Më 24 shtator, Bullgaria do të marrë pjesë edhe për një vit në një nga formatet më emocionuese për promovimin e letërsisë bashkëkohore evropiane - "Nata e Letërsisë". Personalitete të famshme do të lexojnë fragmente nga poezia dhe proza ​​bashkëkohore..

botuar më 25-09-24 4.55.PD

Parashikimi i motit për 24 shtatorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 14 dhe 18°C, ndërsa në Sofje – rreth 9°C. Në rajonet lindore skajore, para mesditës do të ketë vranësira të ulëta, ndërsa në disa zona të..

botuar më 25-09-23 7.35.MD