Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev më 22 nëntor zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk Mevljut Çavushogllu me iniciativë të palës turke. Diplomati i parë turk përshëndeti presidentin e porsazgjedhur të Bullgarisë Rumen Radev dhe shprehu shpresë për formimin e një qeverie të rregullt në vend. Pala turke shprehu besimin për vazhdimin e dialogut të frytshëm dhe kuptimplotë me Sofjen në nivel dypalësh dhe shumëpalësh. Propozohet që të dy ministrat të takohen në forumet e ardhshme ndërkombëtare të NATO-së dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Ministri Stoev shprehu besimin se marrëdhëniet me Ankaranë do të vazhdojnë të zhvillohen në frymën tradicionale të miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë.
Partia Vëzrazhdane këmbënguli në një deklaratë për një reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme mbi rastin Dragi Karov dhe për mbrojtjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Deklarata u lexua nga foltorja e parlamentit nga kryetari i..
Kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit është Presidenti i ri i Rumanisë Nikuşor Dan fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Me një pjesëmarrje zgjedhore prej 64,7 % më 18 maj, ai mori 53,6% të votave. Kundërshtari i..
Presidenti Rumen Radev ia referoi sot çështjen Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të detyrueshëm të Kushtetutës dhe për të shpallur të pavlefshëm refuzimin e kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, për të paraqitur për shqyrtim nga..