Në lidhje me interpretimet e ndryshme të asaj që tha presidenti Rumen Radev gjatë debatit parazgjedhor më 18 nëntor 2021, zyra e shtypit e kreut të shtetit informoi se qëndrimi i presidentit nuk ndryshon nga qëndrimi i shprehur shumë herë nga Republika e Bullgarisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Nga pikëpamja juridike, Krimea i përket Ukrainës dhe aneksimi i saj është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Vendi ynë ka deklaruar vazhdimisht mbështetjen e vet për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, por siç theksoi presidenti Rumen Radev në debatin zgjedhor, “aktualisht” Krimea kontrollohet nga Rusia dhe është më se e qartë se ky problem nuk mund të zgjidhet me forcë. Kreu i shtetit ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për situatën e tensionuar rreth aneksimit të saj, e cila prek si marrëdhëniet ndërkombëtare ashtu edhe rajonin e Detit të Zi, gjë që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e Bullgarisë dhe aleatëve të saj.
Presidenti ka bërë thirrje të shumta për pakësimin e konfrontimit dhe zgjidhjes paqësore të konfliktit.Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..