Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një përjetim i pazakontë shpellor në qendër të Sofjes

4
Foto: krasimirandonov.com

Vendi është Muzeu Kombëtar  “Toka dhe njerëzit” në kryeqytet.  Pikërisht aty mund të zhyteni në “Dritën magjike” të shpellave bullgare.  Në fakt, kjo është një ekspozitë kureshtare fotografike, e cila në 24 kuadro paraqet formime fosforeshente në disa nga shpellat më të paarritshme në Bullgari.  Fotografitë  janë vepër të një ekipi fotografësh në krye me Krasimir Andonovin - kinematograf dhe pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit “Krëstjo Sarafov”, dhe janë një pjesë nga projekti i tij afatgjatë  filmik “Dritë dhe kult”, kushtuar  kamareve shkëmbore në Rodopet Lindore.


Në punën e tij mbi projekt Krasimir Andonov përpunon një metodë për fotografim, përmes së cilës fotolumineshenca e formacioneve të shpellave mund të shihet në një kornizë fotografike, duke treguar bukurinë e fshehur në errësirën e padepërtueshme të shpellave.

“Ideja e projektit është që me mjete vizuale të mundohemi të zbulojmë një pjesë nga sekretet e kamareve trapezoidale në Rodopet Lindore, meqenëse me kalimin e kohës vumë re se, për shkak të specifikës së profesionit tonë, ne shikojmë pak më shumë se njerëzit, të cilët zakonisht i vizitojnë këto vende. “Drita magjike” prezanton një fenomen shumë interesant natyror, lidhur me këtë se, në  formimet e shpellave depozitohen materiale organike që lidhen me ciklin natyror të ujit. Uji, i cili bie në sipërfaqe, të lidhur me shirat, depërton përmes shkëmbinjve aty, ku ka shpella, dhe vende-vende depozitohet në formimet e shpellave. Të provokuar nga drita e fortë, ose nga ndonjë ndikim tjetër, këto  depozita fillojnë të shkëlqejnë në errësirë. Sikurse menjëherë errësira e plotë gjallërohet në një nuancë jeshile të butë. Kjo ekspozitë u tregon pjesës më të madhe të njerëzve botën shpellore në bazë të një mënyre të paparë” - tregon Krasimir Andonov.

Dhe për të regjistruar këtë “dritë” natyrale, është nevojitur që ekipi të kërkojë mundësisht formimet më të pastra shkëmbore - shpesh herë ato janë në shpalla vështirë të arritshme, të cilat janë maksimalisht të ruajtura nga ndikimi njerëzor. “Shpellat në të cilat fotografuam janë të vendosura në një perimetër mjaft të madh në territorin e Bullgarisë”, saktëson Andonov. Mes tyre janë shpella “Rushovata” dhe “Dallandyshja” në rajonin e malit Stara Pllanina pranë qytetit Teteven, “Sharalijska” në Pirin, “Pepeljanka” rreth fshatit Bosnek, në afërsi të Sofjes.

Zgjedhja e lokacioneve konkrete iu caktua kritikut të artit dhe speleolog  Ognjan Stojanov.


“Metoda, të cilën e përdorëm në rrethet shkencore shërben për përcaktimin e moshës dhe të përbërjes së mineraleve. Përbërja e ndryshme e mineraleve ngjyroset në mënyrë të ndryshme. Kështu imazhet tona janë një pamje momentale e gjendjes së ujërave dhe të shpellave në Bullgari”.

Ekspozita “Drita Magjike” mund të shikohet deri më 28 nëntor në Muzeun “Toka dhe njerëzit” në Sofje.

Përpilues: Vesella Krësteva / në bazë të intervistës së Aleksandër Rajçevit, BNR-“Hristo Botev”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: krasimirandonov.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD