Bullgaria pret që dialogu me Maqedoninë e Veriut të çojë në rezultate konkrete. Këtë e tha presidenti Rumen Radev në një bisedë telefonike me Oliver Varhei, në lidhje me iniciativën e Komisionerit Evropian për Zgjerimin. Presidenti shprehu gjithashtu gatishmërinë e vendit tonë për dialog dhe bëri pyetje të qarta, për të cilat pret përgjigje dhe veprime reale nga fqinji ynë jugperëndimor. Sipas Rumen Radev, marrëdhëniet dypalëshe mes Sofjes dhe Shkupit nuk duhet të jenë subjekt i ndikimeve të jashtme. Dialogu duhet të zhvillohet hapur dhe me përkushtim nga të dyja palët, gjë që do të çojë përpara procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Kreu i shtetit theksoi si fokus kryesor i bisedimeve respektimin e të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me identitet bullgar, si dhe çrrënjosjen e përhershme të gjuhës së urrejtjes dhe respektimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore bullgare në fqinjin tonë jugperëndimor.
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov . Në një takim të përbashkët informues me..
Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..