Në kalendarin e bullgarëve 6 dhjetori, i njohur akoma si Dita e Shën Nikollës, është një festë veçanërisht solemne, e përcaktuar nga Kisha Ortodokse për të nderuar Shën Nikolla Mrekullibërësin e Mirës. Ai ka lindur gjatë shekullit të 3 në Patara, Azia e Vogël e sotme, ka jetuar në mënyrë modeste si murg, i ka ndihmuar të varfrit dhe të vuajturit, i ka mbështetur të dobëtit me fjalën e së vërtetës dhe të besimit. Në sytë e besimtarëve ai ka qenë “rregulli i besimit dhe modeli i butësisë, mësuesi i abstinimit",prandaj është i zgjedhur për Kryepeshkop të qytetit të Mirës, rajoni i Likias. Vdiq gjatë vitit 342, kurse reliktet dhe eshtrat e tij u transferuan në Itali dhe ruhen në qytetin e Barit.
Në Bullgari Shën Nikolla është mes shenjtorëve më të respektuar të krishterë, përkrahës dhe mbrojtës i udhëtarëve, marinarëve dhe peshkatarëve, dhe nderimi për të është që nga kohërat më të lashta.Në përfytyrimet popullore shenjtori lundron në një anije të artë dhe qetëson stuhitë dhe elementët e detit.Legjenda thotë se Shën Nikolla ka shpëtuar një varkë të shpuar nga fundosja duke mbyllur vrimën me një krap.
Për peshkatarët, kjo ditë shënon fundin e peshkimit të vjeshtës dhe tradicionalisht festohet me një tryezë të pasur me gatime peshku.Sipas disa besimeve gjatë punimit të disa enëve të lundrimit, ndërtuesit kanë futur brenda një ikonë të Shën Nikollës, që të mund t’i mbrojë ata nga stuhitë dhe era. Gjatë ardhjes së një stuhie të fortë, gratë e peshkatarëve në det kanë shkuar në breg me ikonën e Shën Nikollës dhe e kanë futur deri më tre herë në ujë, që të mund të kthehen burrat e tyre gjallë e shëndoshë.
Konsiderohet po kështu, se shenjtori shpëton dhe njerëzit e varfër nevojtarë duke u lënë një qese me florinj, ashtu siç e ka ndihmuar babanë e varfër, i cili nuk ka pasur para që të martojë vajzat e tij. Prandaj dhe bankierët e pranojnë Ditën e Shën Nikollës për festë të vet.
Në kishën tonë kujtimi i Shën Nikollës kremtohet me një liturgji të shenjtë festive dhe me shenjtërim të kurbanit të peshkut për shëndet dhe bekim të besimtarëve.
Sipas traditës moderne bullgare, në ditën e Shën Nikollës, zonja e shtëpisë rendit një tavolinë festive, në të cilën detyrimisht duhet të ketë gjellë peshku e përgatitur nga një krap i freskët, shpesh i mbushur me arra dhe qepë - për shëndet dhe mirëqenie të shtëpisë.
Sot festojnë jo vetëm ata të cilët e kanë Ditën e Emrit, si Nikolla, Nikolina, Nikollaj, Nina e kështu me radhë, por dhe të gjithë banuesit e qytetit Burgas të cilët e kanë zgjedhur Shën Nikollën për përkrahës të qytetit të tyre.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..