Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Nikollës është një nga festat dimërore më të dashura të krishtera në Bullgari

Foto: arkiv

Në kalendarin e bullgarëve 6 dhjetori, i njohur akoma si Dita e Shën Nikollës, është një festë veçanërisht solemne, e përcaktuar nga Kisha Ortodokse për të nderuar Shën Nikolla Mrekullibërësin e Mirës. Ai ka lindur gjatë shekullit të 3 në Patara, Azia e Vogël e sotme, ka jetuar në mënyrë modeste si murg, i ka ndihmuar të varfrit dhe të vuajturit, i ka mbështetur të dobëtit me fjalën e së vërtetës dhe të besimit. Në sytë e besimtarëve ai ka qenë “rregulli i besimit dhe modeli i butësisë, mësuesi i abstinimit",prandaj është i zgjedhur për Kryepeshkop të qytetit të Mirës, rajoni i Likias.  Vdiq gjatë vitit 342, kurse  reliktet dhe eshtrat e tij u transferuan në Itali dhe ruhen në qytetin e Barit.


Në Bullgari Shën Nikolla është mes shenjtorëve më të respektuar të krishterë, përkrahës dhe mbrojtës i udhëtarëve, marinarëve dhe peshkatarëve, dhe nderimi për të është që nga kohërat më të lashta.Në përfytyrimet popullore shenjtori lundron në një anije të artë dhe qetëson stuhitë dhe elementët e detit.Legjenda thotë se Shën Nikolla ka shpëtuar një varkë të shpuar nga fundosja duke mbyllur vrimën me një krap.


Për peshkatarët, kjo ditë shënon fundin e peshkimit të vjeshtës dhe tradicionalisht festohet me një tryezë të pasur me gatime peshku.Sipas disa besimeve gjatë punimit të disa enëve të lundrimit, ndërtuesit kanë futur brenda një ikonë të Shën Nikollës, që të mund t’i mbrojë ata nga stuhitë dhe era. Gjatë ardhjes së një stuhie të fortë, gratë e peshkatarëve në det kanë shkuar në breg me ikonën e Shën Nikollës dhe e kanë futur deri më tre herë në ujë, që të mund të kthehen burrat e tyre gjallë e shëndoshë.

Konsiderohet po kështu, se shenjtori shpëton dhe njerëzit e varfër nevojtarë duke u lënë një qese me florinj, ashtu siç e ka ndihmuar babanë e varfër, i cili nuk ka pasur para që të martojë vajzat e tij. Prandaj dhe bankierët e pranojnë Ditën e Shën Nikollës për festë të vet.

Në kishën tonë kujtimi i Shën Nikollës kremtohet me një liturgji të shenjtë festive dhe me shenjtërim të kurbanit të peshkut për shëndet dhe bekim të besimtarëve.


Sipas traditës moderne bullgare, në ditën e Shën Nikollës, zonja e shtëpisë rendit një tavolinë festive, në të cilën detyrimisht duhet të ketë gjellë peshku e përgatitur nga një krap i freskët, shpesh i mbushur me arra dhe qepë - për shëndet dhe mirëqenie të shtëpisë.


Sot festojnë jo vetëm ata të cilët e kanë Ditën e Emrit, si Nikolla, Nikolina, Nikollaj, Nina e kështu me radhë, por dhe të gjithë banuesit e qytetit Burgas të cilët e kanë zgjedhur Shën Nikollën për përkrahës të qytetit të tyre.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD