Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Asen Pejkov nga Roma” do të prezantohet në vendlindje

Foto: arkiv

Skulptori bullgar Asen Pejkov, i njohur për skulpturën e tij prej nëntë metrash të Leonardo da Vinçit, e cila zbukuron aeroportin “Fiumicino” të Romës, do të prezantohet me një ekspozitë madhore në galerinë “San Stefano” në Sofje. Ekspozita “Asen Pejkov nga Roma” do të hapet më 15 dhjetor dhe do të përfshijë 50 vepra mbresëlënëse të mjeshtrit të madh – portrete prej allçie dhe bronzi, relieve dhe një autoportret.

Popullariteti i Asen Pejkovit (1908 - 1973) i kalon kufijtë jo vetëm të Bullgarisë dhe Italisë, por edhe të Evropës. Ai u diplomua me medalje ari në Akademinë Shtetërore të Arteve tek skulptori Prof. Andrej Nikollov. Në moshën 30 vjeç Asen Pejkovi u largua nga Bullgaria dhe u vendos në Itali, ku u bë një nga figurat kryesore të skulpturës italiane.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD