Në botën e krishterë Lindja e Krishtit pranohet si një festë e shpresës, e cila lind për të përmbushur zemrat e besimtarëve me gëzim. Këtë ditë kotësia e përditshme ia lë vend festës familjare dhe njerëzve më të afërt me zemrën.
Në traditën ortodokse bullgare vigjilja e Lindjes së Krishtit – Nata e Buzmit festohet me një tryezë me gjella pa mish në një rreth të ngushtë familjar. Të heshtur të gjithë presin lindja e Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishërua; zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë; për të bërë botën më të mirë me dashurinë e tij. Kjo është dashuria e cila do të ndryshonte edhe zemrën e hajdutit i cili e njohu Perëndinë në sytë e Shpëtimtarit dhe i kërkoi pendim.
Në thelb, festa u kushtohet fëmijëve që e perceptojnë botën me zemra të pastra dhe besim në mrekullitë. Janë ata që e shijojnë shumë festën dhe përfshihen aktivisht në përgatitjet dhe zbukurimin e shtëpisë. Nga rregullimi i lodrave në Pemën e Krishtlindjeve, brumosja e bukës me emërtimet dhe urimet - gjithçka simbolizon tërheqjen e mbrojtjes hyjnore.
Dhe nëse shikojmë nga afër elementët e veçantë të dekorimit, do të zbulojmë se kurora në derë i ngjan kurorës me gjemba të Krishtit, dhe Pema e Krishtlindjes - pema qiellore e dijes.Lodrat janë mollët me të cilat Eva josh Adamin. Ylli në majë të Pemës rikrijon kometën e Betlehemit, e cila tregoi rrugën e tre Mbretërve Dijetarë tek Krishti Fëmijë. Qiriu i ndezur është flaka e dashurisë dhe dritës në zemrën e Jezu Krishtit, i cili i nxjerr të krishterët besimtarë nga errësira.Më shumë për simbolikën e festës së ndritshme mund të lexoni në botimin “Simbolet e Krishtlindjeve” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..