Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta e bullgarëve të moshuar – në fokusin e projektit më të ri të Stefan Komandarevit

Filmi është një përfundim origjinal i trilogjisë për gjendjen e shoqërisë bullgare sot

Stefan Komandarev
Foto: facebook/stephan.komandarev

Mashtrues telefonikë, kursime të mbledhura gjatë dhe zgjedhja e një pensioniste që me dinjitet të dalë nga kurthi i paligjshmërisë së sotme janë në qendrën e historisë së filmit të ri të regjisorit Stefan Komandarev. Xhirimi i filmit “Alo” do të fillojë në mesin e muajit janar 2022 në qytetin Shumen (Bullgari Verilindore), me pjesëmarrjen e disa prej aktorëve më të mirë bullgarë - Asen Blateçki, Stefan Denoljubov, Ivan Bërnev, Gerasim Georgiev-Gero dhe Prof. Ivajllo Hristov. Roli kryesor i është besuar yllit të kinemasë bullgare nga vitet 80-të të shekullit të kaluar – Eli Skorçeva. Pas më shumë se dy dekadash mungesë nga kinemaja, artistja do të rikrijojë rolin e mësueses 70-vjeçare në pension Bllaga, e cila humbet kursimet e saj pas një mashtrimi telefonik. Pas një sërë peripecish dhe mungesës së drejtësisë, gruaja e moshuar i merr gjërat në duart e veta.

Tema është aktuale, sepse të ashtuquajturat “alo-mashtrime” u bënë një mënyrë që haset shpesh për të vjedhur kursimet veçanërisht të njerëzve të moshuar në Bullgari.

Në sfondin e këtij kazusi kriminal, në filmin e regjisorit Stefan Komandarev zbardhen të gjitha problemet e bullgarëve të moshuar sa private, aq edhe të përbashkëta. Kështu historia në “Alo” rezulton të jetë një vazhdim logjik të të dy filmave të tij të fundit “Drejtimet” (2017) dhe “Në një rreth” (2019), në të cilët ai zbulon krizën ekonomike dhe morale në shoqërinë tonë të sotme.

“Ne e bëjmë çdo projekt filmik me aq mundim, emocion, vërtetësi dhe dëshirë për të nxitur diskutime dhe për të thënë se çfarë po ndodh këtu dhe tani në vendin tonë. Dhe sigurisht, ne bëjmë shumë punë serioze për të treguar historinë dhe për të paraqitur vetë dramën, sepse kjo është arsyeja pse spektatori shikon një film. Mesazhet vijnë në vend të dytë.”

Për të qenë një histori e fortë dhe e pushtuese Stefan Komandarev dhe bashkskenaristi Simeon Vencisllavov punojnë mbi projektin vite me radhë. Ndërsa frymëzimi vjen nga vet jeta e gjallë, nga ekzistenca jonë këtu dhe tani në Bullgari në shekullin 21. “Nuk kemi ambicien të pasqyrojmë të gjitha temat e ditës sonë të përditshme” – thotë Stefan Komandarev. Konkretisht në filmin e tij të ri ai fokusohet mbi këtë se çfarë ndodh me brezin e nënave dhe baballarëve tanë, nëse jetojnë ata ashtu siç meritojnë.

“Qëndrimi i një shoqërie ndaj të moshuarve është jashtëzakonisht tregues për gjendjen në të cilën ndodhet vet shoqëria. Fjala kyçe në këtë rast është dinjiteti.  Domethënë, nuk është e denjë që njerëz të cilët kanë punuar ndershëm tërë  jetën, të cilët na kanë rritur, të mos jenë në gjendje të përballojnë gjërat elementare, gjëra baze si ngrohje në shtëpi, ushqimi i mirë, jeta kulturore. Këtu nuk po flas për pushime në vende ekzotike, po flas për gjëra kryesore si të blesh një libër interesant kur të dalë në treg, të frekuentosh teatrin, operën, kinemanë, kur ka shfaqje interesante. E gjithë kjo është pjesë e një jete dinjitoze në të cilën ndihesh i plotëvlefshëm.”

Filmi “Alo” është një prodhim i përbashkët midis Bullgarisë, Francës dhe Gjermanisë. Një nga lokacionet më të rëndësishme ku xhirohet është një apartament në qytetin Shumen, ku jeton heroina kryesore. Përmes dritareve të tij shihet Monumenti “Krijuesit e Shtetit Bullgar”. Ironi apo jo – secili do të vendosë vet.

Redaktore: Vesella Krësteva (sipas intervistës së Miglena Stefanova, BNR – Shumen)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: facebook/stephan.komandarev




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Marian Baçev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova

Bullgaria merr pjesë me një stendë të saj në Panairin e Librit në Londër

Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe Nënresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova hapën Stendën Kombëtare Bullgare në Panairin e Librit me famë botërore në Londër – 2025. Pjesëmarrja e dytë radhazi e vendit tonë në forumin prestigjioz po realizohet me..

botuar më 25-03-11 5.57.MD
Simeon Nikollov -

Mbreti dhe Mbretëresha e re e letrave do të kurorëzohen në maj

Ata që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës..

botuar më 25-03-08 9.15.PD

Ekspozita e fotografive "Bosilegrad para dhe tani" prezantohet në Timishoara

Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..

botuar më 25-03-07 12.54.MD