Mashtrues telefonikë, kursime të mbledhura gjatë dhe zgjedhja e një pensioniste që me dinjitet të dalë nga kurthi i paligjshmërisë së sotme janë në qendrën e historisë së filmit të ri të regjisorit Stefan Komandarev. Xhirimi i filmit “Alo” do të fillojë në mesin e muajit janar 2022 në qytetin Shumen (Bullgari Verilindore), me pjesëmarrjen e disa prej aktorëve më të mirë bullgarë - Asen Blateçki, Stefan Denoljubov, Ivan Bërnev, Gerasim Georgiev-Gero dhe Prof. Ivajllo Hristov. Roli kryesor i është besuar yllit të kinemasë bullgare nga vitet 80-të të shekullit të kaluar – Eli Skorçeva. Pas më shumë se dy dekadash mungesë nga kinemaja, artistja do të rikrijojë rolin e mësueses 70-vjeçare në pension Bllaga, e cila humbet kursimet e saj pas një mashtrimi telefonik. Pas një sërë peripecish dhe mungesës së drejtësisë, gruaja e moshuar i merr gjërat në duart e veta.
Tema është aktuale, sepse të ashtuquajturat “alo-mashtrime” u bënë një mënyrë që haset shpesh për të vjedhur kursimet veçanërisht të njerëzve të moshuar në Bullgari.
Në sfondin e këtij kazusi kriminal, në filmin e regjisorit Stefan Komandarev zbardhen të gjitha problemet e bullgarëve të moshuar sa private, aq edhe të përbashkëta. Kështu historia në “Alo” rezulton të jetë një vazhdim logjik të të dy filmave të tij të fundit “Drejtimet” (2017) dhe “Në një rreth” (2019), në të cilët ai zbulon krizën ekonomike dhe morale në shoqërinë tonë të sotme.
“Ne e bëjmë çdo projekt filmik me aq mundim, emocion, vërtetësi dhe dëshirë për të nxitur diskutime dhe për të thënë se çfarë po ndodh këtu dhe tani në vendin tonë. Dhe sigurisht, ne bëjmë shumë punë serioze për të treguar historinë dhe për të paraqitur vetë dramën, sepse kjo është arsyeja pse spektatori shikon një film. Mesazhet vijnë në vend të dytë.”
Për të qenë një histori e fortë dhe e pushtuese Stefan Komandarev dhe bashkskenaristi Simeon Vencisllavov punojnë mbi projektin vite me radhë. Ndërsa frymëzimi vjen nga vet jeta e gjallë, nga ekzistenca jonë këtu dhe tani në Bullgari në shekullin 21. “Nuk kemi ambicien të pasqyrojmë të gjitha temat e ditës sonë të përditshme” – thotë Stefan Komandarev. Konkretisht në filmin e tij të ri ai fokusohet mbi këtë se çfarë ndodh me brezin e nënave dhe baballarëve tanë, nëse jetojnë ata ashtu siç meritojnë.
“Qëndrimi i një shoqërie ndaj të moshuarve është jashtëzakonisht tregues për gjendjen në të cilën ndodhet vet shoqëria. Fjala kyçe në këtë rast është dinjiteti. Domethënë, nuk është e denjë që njerëz të cilët kanë punuar ndershëm tërë jetën, të cilët na kanë rritur, të mos jenë në gjendje të përballojnë gjërat elementare, gjëra baze si ngrohje në shtëpi, ushqimi i mirë, jeta kulturore. Këtu nuk po flas për pushime në vende ekzotike, po flas për gjëra kryesore si të blesh një libër interesant kur të dalë në treg, të frekuentosh teatrin, operën, kinemanë, kur ka shfaqje interesante. E gjithë kjo është pjesë e një jete dinjitoze në të cilën ndihesh i plotëvlefshëm.”
Filmi “Alo” është një prodhim i përbashkët midis Bullgarisë, Francës dhe Gjermanisë. Një nga lokacionet më të rëndësishme ku xhirohet është një apartament në qytetin Shumen, ku jeton heroina kryesore. Përmes dritareve të tij shihet Monumenti “Krijuesit e Shtetit Bullgar”. Ironi apo jo – secili do të vendosë vet.
Redaktore: Vesella Krësteva (sipas intervistës së Miglena Stefanova, BNR – Shumen)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook/stephan.komandarev
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..